Shembet ura që lidh Tiranën me veriun, si do të bëhet devijimi i trafikut, Balluku jep afatet

schedule12:13 - 2 Mars, 2021

schedule 12:13 - 2 Mars, 2021

Ura 50-vjeçare e Tapizës, një pikë lidhëse e qarkut të Tiranës me Krujën dhe qytetet e veriut, është shembur ditën e sotme duke i lënë rrugë nisjes së punimeve për një urë të re. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se gjatë kohës së punimeve, devijimi I trafikut do të bëhet me anë të një Bypassi i cili është konceptuar për të shmangur trafikun që krijohej në këtë zonë.

“Jemi në urën e Tapizës. Më 11 shkurt ishim këtu për të treguar si kishte përfunduar krijimi i Bypassit që është në programin e rindërtimit. Duhet pasur parasysh se para këtij tërmeti kemi nisur një skanim të gjithë urave në Republikën e Shqipërisë që kanë një kohë përdorimi mbi 50 vite. Kemi nxjerrë pasaportat për çdo urë duke krijuar një arkivë të mirëfilltë për çdo urë. Ura e Tapizës ka pësuar edhe një goditje nga tërmeti I 26 nëntorit”, tha Balluku.

Ministrja deklaroi se ura e re do të jetë gati Brenda 10 muajsh, para datës 30 shtator të këtij viti.

“Bypassi i shërben të gjithë trafikut pa krijuar problem. Kjo ishte një pikë ku kishim një ngecje të trafikut ndërkohë që sot rrjedha është normale. Bypassi do të jetë funksional në 10 muajt e ardhshëm pasi ne synojmë që ura të ndërtohet deri në 30 shtator”, theksoi ajo./mv.abcnews.al