Lajçak kërkesë për unitet politik në Kosovë: Dialogu nuk është përgjegjësi e vetëm një partie

schedule09:26 - 2 Mars, 2021

schedule 09:26 - 2 Mars, 2021

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur para mediave pas takimit që pati me presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin.

Lajçak ka uruar Osmanin dhe Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Gjithashtu zyrtari ka pasur edhe një porosi për partitë politike në Kosovë.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ka thënë se bisedimet duhet të vazhdojnë, e se dialogu nuk është përgjegjësi vetëm e një ane politike.

“Dialogu do të vazhdojë, mesazhi im përfundimtar është për unitet politik në Kosovë, dialogu nuk është përgjegjësi e një ane apo partie politike, por  e të gjitha partive”, ka thënë ai.

I njëjti tha se këtë porosi do t’ua dërgojë edhe partive tjera të cilat do t’i takojë gjatë vizitës në Kosovë.

“Unë do të takoj edhe partitë tjera politike dhe do të ju kërkoj mbështetjen për cështjen e dialogut”, ka thënë Lajcak.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!