Dy doza të vaksinës kundër koronavirusit ofrojnë më tepër siguri nga variantet e koronavirusit sesa vetëm një dozë, sipas ekspertëve të CDC.
Varianti B.1.351 i zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut është më infektues dhe nuk ka siguri se do të funksionojë kundër vaksinave duke prodhuar një përgjigje imune, tha Dr. Heather Scobie i CDS-së.
Edhe varianti i identifikuar për herë të parë në Britaninë e Bashkuar ka ngritur alarmin në vend.
“Pesë studime kanë treguar se shtyrja e dozës së dytë të mARN mund të sigurojë shumë më pak mbrojtje nga variantet SARS-Cov-2”, tha Scobie në takimin e ACIP. Vaksinat Moderna dhe Pfizer / BioNTech janë vaksina të mARN.
Ka indikacione se përgjigjet imune të njerëzve bëhen më të forta me kalimin e kohës pas vaksinimit, tha Scobie.
“Përgjigjet e antitrupave ndaj B.1.1.7 dhe B.1.351 u përmirësuan dukshëm nga java e tretë”, tha ajo.
“Vaksina Pfizer treguan një efektshmëri të lartë prej 86% kundër rasteve simptomatike dhe asimptomatike në MB dhe 84% kundër rasteve simptomatike në Izrael gjatë periudhës kur u përhap kur B.1.1.7,” tha Scobie.
Mbrojtja e ofruar nga vaksina Johnson & Johnson me një dozë ndryshonte nga 74% në SHBA në 66% në Brazil në një kohë kur shumica e rasteve ishin shkaktuar nga varianti P2.
Gjatë provave klinike në Afrikën e Jugut, ku varianti B.1.351 ishte pothuajse i vetmi virus qarkullues, efikasiteti i vaksinës Johnson & Johnson ishte 52%. Vaksina siguroi efikasitet midis 73% dhe 82% te rastet e rënda./abcnews.al