Përfundimi i pushimeve të verës dhe kthimi i emigrantëve në Greqi po shoqërohet me rradhë të gjata në doganën e Kapshticës. Prej orëve të para të mëngjesit, në doganën greke kanë mbetur të bllokuar dhjetra emigrantë, të cilët janë në pritje të kryerjes së procedurave nga policia greke.
Vargu i mjeteve është bërë kilometrik, ndërsa udhëtarët presin prej disa orësh. Pala greke punon vetëm me dy sportele në hyrje, që nuk përballojnë dot fluksin që rritet orë pas ore./abcnews.al