Atletico Madrid nuk kishte bërë mirë në ndeshjet e fundit. Barcelona dhe Real Madrid rikuperuan disa pikë, por ekipi kryesues u rikthye te fitorja mbrëmjen e kaluar. “Colchoneros” fituan 0-2 në fushën e Villareal dhe vijojnë të kryesojnë të vetëm kampionatin spanjoll.
Diego Simeone vlerësoi lojën dhe fitoren e djemve të tij, teksa ndalet edhe te talenti Joao Felix, autori i golit të dytë. “Fituam një ndeshje shumë të rëndësishme. I adhuroj futbollistët rebelë, ata që kanë krenari dhe nuk ngurrojnë të reagojnë në situata të caktuara.
Goli që realizoi Joao Felix ka zgjuar diçka të rëndësishme tek ai. Kishte shumë nevojë për atë gol, por edhe skuadra kishte nevojë që Joao të shënonte, sikurse lojtari ka nevojë për skuadrën. Më pëlqen kur lojtari ka karakter.
Lojtarët rebelë m’i jepni mua, mos kini dyshime për një gjë të tillë“, theksoi trajneri argjentinas, i cili siguroi fitoren numër 308 si trajner i Atletico Madrid, duke barazuar një legjendë si Luis Aragones. Ndryshime është që “El Cholo” i ka arritur këto suksese në 512 ndeshje, ndërsa spanjollit i janë dashur 100 ndeshje më shumë. /abcnews.al