Studimet: Vaksina Pfizer më pak efektive te njerëzit mbipeshë

schedule14:30 - 1 Mars, 2021

schedule 14:30 - 1 Mars, 2021

Nga Linda Geddes – The Guardian

Studiuesit italiane kanë zbuluar se punonjësit e kujdesit shëndetësor që ishin mbipeshë, kanë prodhuar rreth gjysmën e sasisë së antitrupave, krahasuar me njerëzit e shëndetshëm. Megjithatë është shumë shpejt për të ditur se çfarë do të thotë kjo për efikasitetin e vaksinës. Kjo mund të nënkuptojë që njerëzit mbipeshë kanë nevojë për një dozë shtesë përforcuese për të siguruar mbrojtje në mënyrë adekuate ndaj koronavirusit, informon abcnews.al.

Studimi i mëparshëm ka sugjeruar që mbipesha,  e cila përcaktohet si indeks i masës trupore (BMI) mbi 30,  rrit rrezikun e vdekjes së Covid-19 me gati 50%, si dhe rrit rrezikun e përfundimit në spital me 113% .

Disa nga këto mund të ndodhin sepse njerëzit mbipeshë kanë probleme të tjera shëndetësore, të tilla si diabeti i tipit 2 ose sëmundje të zemrës, që rritin rrezikun nga koronavirusit. Por, edhe dhjami i tepërt mund të shkaktojë ndryshime metabolike, të tilla si rezistenca ndaj insulinës dhe inflamacioni, të cilat e bëjnë më të vështirë për trupin të luftojë infeksionet.

Një hulumtim i mëhershëm ka treguar se vaksina e gripit është gjysmë efektive tek njerëzit mbipeshë, krahasuar me ata që kanë një peshë të shëndetshme, informon abcnews.al.

Aldo Venuti, nga Istituti Fisioterapici Ospitalieri në Romë dhe kolegët e tij vlerësuan përgjigjen e antitrupave pas dy dozave të vaksinës Pfizer / BioNTech në 248 punonjës të kujdesit shëndetësor. 7 ditë pas marrjes së dozës së dytë, 99.5% e tyre kishin zhvilluar një përgjigje të antitrupave dhe kjo përgjigje ishte më e madhe se ajo e regjistruar në njerëzit që ishin shëruar nga Covid-19. Sidoqoftë, përgjigjja ishte e paqartë në njerëzit që ishin mbipeshë dhe të shëndoshë.

“Meqenëse mbipesha është një faktor i madh rreziku për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë për pacientët me Covid-19, është e detyrueshme të planifikohet një program efikas të vaksinimit për këtë nëngrup,” shkroi Aldo dhe kolegët e tij, informon abcnews.al.

Megjithëse nevojiten studime të mëtejshme, këto të dhëna mund të kenë implikime të rëndësishme në zhvillimin e strategjive të vaksinimit kundër Covid-19, veçanërisht tek njerëzit e shëndoshë. Nëse të dhënat tona do të konfirmoheshin nga studime më të mëdha, dhënia e njerëzve të shëndoshë një dozë shtesë e vaksinës ose një dozë më e lartë, mund të ishin opsionet për t’u vlerësuar në këtë kategori të popllsisë”./Përshtati nga The Guardian, e.b-abcnews.al