Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli: Me Romën sfidë direkte për Champions, ata nuk janë vetëm Dzeko

schedule21:15 - 27 Shkurt, 2021

schedule 21:15 - 27 Shkurt, 2021

Kampionati italian po bëhet gjithmonë e më i vështirë dhe i luftuar, dhe Milanin e pret një tjetër test i rëndësishëm nesër në mbrëmje (20:45). Kuqezinjtë do të përballen me Romën në “Olimpico”, takim ku pritet kthesa pas rezultateve jo të mira në duelet e fundit.

Trajneri i “Djalli”, Stefano Pioli flet rreth duelit ndaj skuadrës verdhekuqe në prononcimin për mediat, përballje direkte për një biletë në Champions League sipas trajnerit italian. Edin Dzeko është mungesa e madhe në kampin kundërshtar, teksa Pioli e mbyll me një koment për Ibrahimovic.

Roma është një ekip që ka shumë alternativa në sulm. E vërtetë që Dzeko është pikë referimi, por ata kanë marrë rezultate pozitive edhe kur ka munguar boshnjaku. E mbulojnë mirë fushën dhe ndodhen në formë të mirë.

Duhet të jemi shumë të kthjellët në këtë përballje. Renditja tregon se bëhet fjalë për një sfidë direkte për Champions League. Ata kanë vetëm gjashtë pikë më pak se ne, kështu që është një ndeshje me rëndësi të madhe.

Është koha të shtyjmë përpara dhe të vendosim veten në provë. Prej nesër fillon një cikël me plot ndeshje të mëdha. Ibra në Sanremo? Ai pretendon shumë nga vetja dhe shokët. Është i qetë dhe i motivuar, mendon vetëm për Romën“, theksoi Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!