Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Conte: Kam një pasion ngjitës, Interi sfida më e vështirë e karrierës

schedule20:53 - 27 Shkurt, 2021

schedule 20:53 - 27 Shkurt, 2021

Interi pret Genoan në “San Siro” nesër në drekë (15:00), sfidë që duhet fituar për të vijuar kryesimin e Serie A. Trajneri i zikaltërve, Antonio Conte foli për Corriere della Sera rreth karrierës së tij si trajner, punës tek Interi dhe dëshirave e objektivave që ka.

Conte si lojtar ka fituar gjithçka, ndërsa si trajner e nisi nga zero. Ai që ka luajtur me skuadra të mëdha mendon se mund të bëhet trajner pa probleme, por e ka gabim. Kam kryer një rrugëtim që ka ndikuar që të vij tek Interi më i përgatitur.

Aventura në stolin e Juves ishte e rëndësishme, por unë mbërrita atje me valixhe gati. Më sugjeruan të marr drejtimin e Interit. Unë jam një tip sfidash dhe Interi është sfida më e vështirë e karrierës time.

Është shumë e vështirë të ndryshosh aspektin mental të një skuadre. Nëse nuk fiton trofe prej dhjetë vitesh, në mënyrë të pavetëdijshme mësohesh me situatën. Kështu që ka rëndësi të mos punosh vetëm me skuadrën e parë, por me të gjithë sektorët.

Përfshihem me gjithë shpirt kur shkoj në një klub të ri. Jam shumë pasionant, kam një pasion ngjitës dhe të jeni të qartë: pasioni bën diferencën. Kur një trajner vendos të nisë një projekt të ri, ai është i lumtur nëse ekziston mundësia të punojë gjatë tek ai klub.

Nëse je i detyruar të largohesh, atëherë ndjen vetëm zemërim. Gjëja më e mirë është të lësh shenjën tënde dhe të qëndrosh gjatë në drejtimin e një skuadre. Do të doja të kisha vazhdimësi tek Interi“, përfundoi trajneri nga Lecce. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!