Në 24 orët e fundit në Kosovë janë kofirmuar 426 raste të reja me koronavirus, duke e çuar totalin e të infektuarve në 68,777.
Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se si pasojë e sëmundjes, humbën jetën edhe tre qytetarë.
Në raportin e IKSHPK thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare. Rastet fatale janë nga komunat: Malishevë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (59 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç)”.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59,643 raste. Raste aktive në vend janë 7,539.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 172 raste, Pejë 36 raste, Gjakovë 32 raste, Ferizaj 27 raste, Gjilan 26 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Prizren 13 raste, Lipjan 9 raste, Rahovec 9 raste, Deçan 8 raste, Podujevë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Malishevë dhe Suharekë.” sb/abcnews.al/