Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Formacionet zyrtare: Kruja “xholi” i Brdaric, sa shumë ndryshime te Tirana

schedule11:58 - 27 Shkurt, 2021

schedule 11:58 - 27 Shkurt, 2021

Vllaznia-Tirana është një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 21-të, ndërkohë që janë mësuar edhe rreshtimet për duel që nis prej orës 13:00. Kuqeblutë nuk kanë mbrojtësin Isaevksi, i cili zëvendësohet nga “xholi” Arsid Kruja.

Imami rimerr vendin e titullarit, pasi e shleu pezullimin prej kartonëve, kurse në sulm Dilaver mbështetet nga Hoxhaj e Da Silva nga krahët, kurse në qendër luan Imeri. Nga ana tjetër Tirana ka pasur probleme me mbrojtësit.

Trajneri Shehi do të luajë me tre, teksa Toshevskit dhe afrikanit Behiratche i shtohet edhe Kristi Vangjeli. Titullar do të jetë edhe Halili, që së bashku me Ismajgecin janë përgjegjës për krahët.

Treshja e mesfushës nuk ndryshon, me Tolin, Ccelhakën e Bathën titullarë. Në sulm Seferi do të jetë së bashku argjentinasin Torassa. /abcnews.al

VLLAZNIA-TIRANA
VLLAZNIA:
Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Krymi, Jonuzi, Hoxhaj, Demiri, Da Silva, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric
TIRANA:
Bekaj, Toshevski, Vangjeli, Behiratche, Halili, Toli, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Torassa, Seferi. Trajner: Orges Shehi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!