Zlatan Ibrahimovic është rikthyer të flasë dhe vlerëson në një intervistë të dhënë për ‘Discover+” në Suedi. “Ndoshta e kam Zlatanizuar Piolin dhe e kam bërë më shumë si unë. Ai erdhi te Milani kur atmosfera ishte e vështirë”, shprehet suedezi fillimisht.
Më pas ai shton: “Nëse jemi këtu ku jemi, ka ndodhur për shkak të punës që ai ka bërë. Pioli është një trajner i shkëlqyeshëm. Ka mentalitetin e duhur dhe pret shumë nga ekipi, pavarësisht se skuadra është e re. Ndoshta ai ka më shumë durim si unë, por pranohet duke pasur parasysh se është më i madh dhe më i pjekur se unë.
Pioli është mësuar me situata kur i është dashur të luftojë për të qëndruar në Serie dhe padyshim që është ndryshe të luftosh për kreun. Presioni është ndryshe, por gjithsesi është nga ai që të streson shumë. Ai nuk ishte mësuar të punonte me lojtarë të mirë, por ka përvojë dhe e tregoi se është një trajneri i shkëlqyeshëm. Tani nuk ka asnjë dyshim që është një trajner për këtë nivel”.
Zlatan nuk pranon të flitet për lojtarë të rinj e të vjetër, ata që luajnë duhet të tregojnë se e meritojnë dhe mosha nuk ka rëndësi për askënd. Sidomos te ky Milan ku të gjithë duhet ta japin më të mirën tani, pasi sipas sulmuesi kuqezinjtë nuk kanë kohë për të humbur.
“Kur luan në këtë nivel, presioni është i njëjtë dhe nuk ka rëndësi kush je. Nëse je aty e meriton të jesh dhe askush nuk të pret. Mua nuk më intereson nëse je i ri apo jo, nuk ka kohë për të humbur te Milani. Duhet të luash mirë tani, ose Milani firmos me një sulmues tjetër. Kjo vlen për të gjithë. Në fushë janë të gjithë njësoj, jashtë mund të sillem ndryshe”.
“Kur erdha për herë të parë në Itali, kisha shokë skuadre që më shihnin si një i ri që sillja energji dhe adrenalinë. Ata ishin të gjithë yje, që kishin fituar trofe të rëndësishëm dhe kishin qenë në maja për disa kohë.
Me këtë brez të ri tani, mjafton të luash pesë minuta mirë dhe shiheni si lojtar i madh. Jam i lumtur që jam nga ata që i bëjnë gjërat sipas mënyrës së vjetër. Duhet ta provosh veten para se të vlerësohesh”, ka përfunduar Zlatan Ibrahimovic. /abcnews.al