Rinovimi me dyshen Mbappe-Neymar, Leonardo: Koha për të vendosur

schedule13:43 - 25 Shkurt, 2021

schedule 13:43 - 25 Shkurt, 2021

PSG synon të rinovojë me dyshen Kylian Mbappe-Neymar, teksa tifozët mezi po presin që të arrihet marrëveshja përfundimtare. Drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo është ndalur te kjo temë në prononcimin e dhënë për France Bleu.

U bënë disa kohë që po bisedojmë me Mbappe në lidhje me rinovimin e kontratës, tani ka ardhur momenti për të marrë një vendim. Ekziston një harmoni e mirë midis nesh, negociatat janë në rrugën e duhur dhe dialogu është pozitiv.

Për Kylian si dhe për Neymar, negociatat mund të quhen të mbyllura në momentin që do të vijë firma në kontratën e re“, deklaroi drejtuesi brazilian i nënkampionëve të Evropës. Të dy yjet e sulmit kanë kontrata me PSG deri në verën e vitit 2022. /abcnews.al