Turqia është duke vaksinuat banorët e saj me vaksinën e prodhuar nga Kina, Sinovac dhe sipas specialistes shqiptare Ornela Doçi, numri i të infektuarve ka nisur që të ulet. Në një bisedë me gazetaren Juli Xhoakxhi në ABC, gjenetistja molekulare u shpreh se deri më tani kjo vaksinë ka dhënë pak efekte anësore tek ata që e kanë marrë dozën e saj.
E pyetur në lidhje me efektshmërinë e vaksinës së përgatitur nga Kina, mjekia tha se për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, ende nuk ka të dhëna për efekte afatgjata rreth të gjitha vaksinave që janë aktualisht në treg.
“Të gjitha vaksinat që janë duke u përdorur janë vaksina që kanë kaluar fazën e tretë, duhet të kishin kaluar edhe fazën e katërt dhe pestë. Edhe kjo vaksinë është e bazuar vetëm në të dhënat mbi vullnetarë. Në Turqi u aplikua tek mjekët fillimisht.”
Por sa e vlefshme mund të jetë vaksina që po u jep qytetarëve të saj Turqia, për të luftuar variantet e reja të virusit? Zonja Doçi thotë se momentalisht po bëhen studime dhe punë kërkimore për të bashkuar disa vaksina, pra vaksina polivalente.
Ndërsa diferenca mes vaksinës kineze dhe atyre të prodhuara me teknologjinë e re m-ARN, sipas Doçit, është mënyra sesi organizimi reagon ndaj këtyre dozave të reja.
“Nuk ka ende studime për mënyrën sesi reagon trupi ndaj këtyre vaksinave me teknologjinë e re. Në afat të gjatë nuk i dimë.”
Një tjetër temë që u prek gjatë intervistës ishte periudha brenda së cilës duhet të kryhet e plotë procedura e testimit me tampon. Ndërsa tregoi rastin e një të afërmi të saj që priti 7 ditë për përgjigjen e tamponit në Shqipëri, Doçi, theksoi se virusi nuk mund të jetojë më shumë se tre ditë në solucionin ku vendoset.
“Virusi jeton i gjallë deri në tre ditë, në një tampon. Në shumicën e rasteve është i pavlefshëm finalizmi i një PCR në shtatë ditë. Virusi, brenda solucionit, pas 72 orësh nuk ka më vlerë. Kjo është një metodë e ndjeshme që lë vend për kontaminime.”
Mjekja sqaroi se fakti që përgjigje mund të merret për 7 ditë nuk do të thotë që rezultati nuk është i saktë, pasi shtoi ajo, varet së brenda sa orësh është kryer testimi.
“Një tampon që merret, jeton deri ne 72 orë, ndërkohë që virusi mund të vdesë aty, pacienti e ka të gjallë dhe pret përgjigjen. Nuk mund t’ia lënë shansit.” sb/abcnews.al/