Dy nga aleatët e Lulzim Bashës, Fatmir Mediu dhe Agron Duka janë rikthyer mbrëmjen e sotme sërish në selinë e PD-së duke u futur në zyrën e kryedemokratit pak orë para skadimit të afatit për dorëzimin e marrëveshjes për koalicionin për zgjedhjet e 25 prillit.
Të dy aleatët kërkojnë që logoja e partive të tyre të përfshihet poshtë emrit të koalicionit. Mediu ka qëndruar disa minuta, ka dalë dhe më pas u rikthye sërish.
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte i pari sot që firmosi marrëveshjen e koalicionit “Shqipëria Fiton” me Bashën edhe pse ishte i fundit që mbylli negociatat.
Ndërkohë që Nard Ndoka dhe Bamir Topi ende nuk kanë firmosur. Sali Shehu, përfaqësues i FRD-së ndodhet në selinë blu./ db/ Abcnews.al