Ndërkohë që ekipi i Real Madrid ka udhëtuar drejt Italisë për të luajtur kundër Atalantës, Sergio Ramos po vazhdon fazën e rikuperimit në Madrid. Kapiteni i madrilenëve duket se e ka hedhur pas krahëve operacionin në gjurin e majtë dhe këtë gjë e konfirmon përmes videove në “Instagram”.
Në postimin e fundit, 34-vjeçari shikohet në palestër, madje ai ushtrohet edhe me pesha në këmbën e operuar. “Motivim”, shkruan Sergio krah videos, e cila tashmë i ka kaluar 1 milionë e 600 mijë shikime.
Sipas raportimeve të stafit mjekësor të Real Madrid, mendohet se ai qendërmbrojtësi do të jetë në dispozicionin e trajnerit Zidane në fillimin e muajit prill. Megjithatë, Ramos kërkon që të rikthehet më herët dhe falë punës së tij kjo edhe mund të arrihet. /abcnews.al