Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati po merr pjesë në Forumin qe po zhvillohet ne Dubrovnikut me temë: “Forcimi i qëndrueshmërisë – Mesdheu, Evropa dhe Ballkani Perëndimor”.
Përpara kryeministrave, ministrave të jashtëm të rajonit të rajonit dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian ministri Bushati theksoi katër sfidat kryesore që dëmtojnë qëndrueshmërinë e vendeve të rajonit.
“Migracioni, diferencat socio-ekonomike me vendet e BE dhe ndërlidhshmëria, shteti i së drejtës, çështjet e pazgjidhura që lidhen me shtetformimin dhe kufijtë, kanë nevojë për adresimin e duhur, në mënyrë që t’u përgjigjemi pritshmërive të të rinjve të shek. XXI” deklaroi ministri per Evropen dhe Punet e Jashtme.
Përsa i përket diskutimit mbi migracionin, kreu i diplomacisë solli në vëmendje qëndrimin koherent të Shqipërisë qe e sheh si çështje të solidaritetit dhe vlerave evropiane.
Shembull ministri Bushati mori vendimin e fundit të qeverisë për të strehuar 20 refugjatë nga Eritrea. /abcnews.al