Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Lazimi: Shqipëria ka hyrë në hartën gjeo-ekonomike, të shfrytëzojmë këto momente!

schedule20:30 - 23 Maj, 2025

schedule 20:30 - 23 Maj, 2025

TIRANË- Në Tiranë pak ditë më parë zhvilloi punimet Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë “Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes”, ku prezentë ishte Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe me videomesazhin “live” nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner.

Majlind Lazimi, menaxher i Horwath HTL u shpreh në emisionin “Sheshi i Dollarit”  u shpreh se Shqipëria është kthyer në një vend ku interesi i vendeve të huaja për të bërë biznes është shtuar ndjeshëm.

Ai theksoi se këtë moment Shqipëria duhet ta shfrytëzojë më së miri.

Eksperti i njohur theksoi se edhe Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që zhvilloi punimet më 16 maj, nuk u zgjodh rastësisht të mbahej në Tiranë.

“Shqipëria i ka tashmë arritjet në hartën e interesit gjeopolitik, gjeopolitik, gjeostrategjik të zhvillimeve, ka një kontekst të situatës globale. Kemi një presidencë të Trump,. i cili ka trazuar ujerat e qoftë tregtisë globale dhe investimeve globale, të gjithë fuqitë kryesorë, përfshirën vendet kryesore të  Evropë, Amerika, Kina, Lindja e Mesme po ripërcaktojnë lojën e tyre të shahut dhe në këtë rasti kishim një momentum të mirë, sepse nga njëra anë e kishim samitin e liderëve evropianë dhe tjetra forumin.  Ne kemi fatin e mirë, ku Lindja e Mesme dhe sektorë të rëndësishme dhe nga Evropa ka një lloj sinergjie.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!