Nga Simon Shkreli
Pas 43 ditësh i izoluar totalisht Obotit ka dalë nga izolimi prej përmbytjeve. Tani do përballen me fazën e dytë atë të rikuperimit të dëmeve. Me shpresë se mund të ketë ndonjë dëmshpërblim.
Banorët e Obotit kanë nisur të lëvizin lirshëm pa varka. Njëri prej banorëve, Jakë Pemaj i cili ka humbur të gjithë të mbjellat dhe muajt në vazhdim nuk mund të mbjellë dot më pasi nuk ka më para. “7 milionë lekë dëm kam investuar dhe lekët e djalit që kam në Itali, me ngrit sera. Të ardhura të tjera s’kam më. Para vjeshtës nuk mbjellim dot gjë, s’ka lekë”.
Efekti i dëmeve të produkteve bujqësore është zinxhir pasi konsumatorët do të paguajnë produktet më shtrenjtë. “Kjo është dëm i përgjithshëm. Se nuk kemi ç’të çojmë në treg. Ata i marrin gjërat më shtrenjtë”.
Me ndryshimin e motit këta banorët po presin dhe grupet e verifikimit të dëmeve të Bashkisë. Por si duhet në Anën e Malit ata ende nuk kanë shkuar. “Kam vreshta, e përmbytur është të vlerësohen”.
Bashkia e Shkodrës ka nisur verifikimet për dëmet dhe procesi është në vijim. Por mësohet se fatura deri më tani e dëmeve financiare ka shkuar mbi 3 milionë euro./ db/ ABcnews.al