Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kreun e KED Ardian Dvorani. Rama thotë se ky vlerësim është inkurajim i lartë për të gjithë ata që luftojnë për reformën në Drejtësi në kacafytje me të keqen.
“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!
Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkruan Rama./mv.abcnews.al