Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Trump për dorëheqjen e Starmer: Krimi, energjia dhe emigracioni sollën rënien e tij

schedule11:18 - 23 Qershor, 2026

schedule 11:18 - 23 Qershor, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit britanik Keir Starmer, duke e cilësuar atë si “një mik në një farë mënyre”, por njëkohësisht duke kritikuar ashpër politikat e tij.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Starmer kishte bërë gabime të mëdha në çështjet e energjisë, imigracionit dhe sigurisë, të cilat sipas tij çuan në rënien politike të liderit laburist.

“Ai është një mik shumë i mirë, do të thoja unë – një mik në një farë mënyre”, tha ai.



Por presidenti amerikan kritikoi gjithashtu qëndrimin e Starmer ndaj aleancës së NATO-s, duke pretenduar se kryeministri britanik “nuk ishte i mirë me ne në NATO”.

Trump shprehu pakënaqësi edhe për vendimin e Starmer që të mos mbështeste operacionin ushtarak amerikan kundër Iranit.

Sipas Trump, politikat e energjisë dhe imigracionit, së bashku me rritjen e kriminalitetit, ishin faktorët kryesorë që dëmtuan pozicionin e Starmer në skenën politike britanike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!