Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekzekutimi i çiftit Mujeci/ Gjykata e Lezhës lë në burg 40-vjeçarin, dyshohet i përfshirë në atentatin mafioz

schedule10:30 - 23 Qershor, 2026

schedule 10:30 - 23 Qershor, 2026

Gjykata e Lezhës ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjeçarin Besnik Koldreu, i dyshuar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci në Balldren.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku Koldreu kundërshtoi akuzat, duke deklaruar se jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Mal të Zi dhe se nuk ka asnjë lidhje me automjetin e përdorur nga autorët, i cili u gjet i fshehur pranë banesës së familjarëve të tij në zonën e Torovicës.

Megjithatë, gjykata vlerësoi se provat e paraqitura nga Prokuroria janë të mjaftueshme në këtë fazë dhe konfirmoi masën shtrënguese ndaj tij për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim.



Koldreu u ndalua më 17 qershor në Ulqin nga autoritetet malazeze, pas shpalljes në kërkim nga pala shqiptare si person i dyshuar për ndihmë ndaj autorëve të krimit.

Ndërkohë, tre të dyshuarit kryesorë për ekzekutimin, Renato, Florin dhe Adriano Mhillaj, vijojnë të jenë në arrati.

Ngjarja ndodhi më 26 prill në aksin rrugor Balldre–Torovicë, ku çifti Mujeci u qëllua për vdekje teksa udhëtonte me automjet. Sipas hetimeve paraprake, pista kryesore lidhet me motive hakmarrjeje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!