Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë kërkesë Drejtorisë së Gjendjes Civile për ID e zgjedhësve.
Drejtuar më anë të një shkrese KQZ kërkon informacion mbi numrin e pasaportave dhe ID që u ka kaluar afati.
LETRA:
Kërkohet informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati
Drejtuar: Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile
Adresa: Rr. Sermedin Said Toptani, Tiranë
I nderuar Z. Doracaj
Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese.
Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve:
Ilirjan CELIBASHI
/abcnews.al/