Armir Harris shkoi në SHBA si një refugjat politik, por me ndihmën e xhaxhait të tij ai gjeti mjetet për të formuar ëndrrën e tij amerikane. Harris është themeluesi i “Shofur”, një platformë me bazë në Atlanta që rezervon autobusë për evente dhe gjurmon vendndodhjen e tyre në kohë reale.