“Tirana nuk e kap Europën”, Tahiri: Partizani po shkëlqen, Vllaznia ende aty

schedule23:39 - 22 Shkurt, 2021

schedule 23:39 - 22 Shkurt, 2021

Vllaznia gjatë javëve të fundit ka hasur vështirësi dhe në këtë situatë ka përfituar Partizani. Zhvillimet e javëve të fundit në Superiore i analizon Ermal Tahiri, specialist futbolli në emisionin “Pressing” në ABC.

“Ka momente të vështira gjithmonë. Vllaznia ka pasur probleme me mungesat, por është aty me meritë. Edhe me probleme nuk po humb dhe po arrin të marrë pikë.

Pritej ky afrim i ekipeve poshtë. Vllaznia deri më tani ishte skuadra e vetme që kishte fituar të gjitha ndeshjet me skuadrat e dobëta. Vllaznia është skuadër që e ka shumë të vështirë të bëjë pa 3-4 lojtarë të formacionit.

Vendin e parë ata e kanë në dorë vetë. Ka 3 ndeshje të forta: Tirana, Teuta dhe Kukësi. Vllaznia në këto tre ndeshje tregon nëse është për titull kampion. Partizani po i merr shkëlqimin të gjithave.

Është rritur shumë dhe me ardhjen e Muratajt e Çinarit skuadra ka marrë ritëm tjetër. Mala në mbrojtje është shumë mirë dhe mesufsha është rritur.

Asani ka ardhur në formë dhe Bardhi është vendosur në pozicionin natyral. Ekipi ka ardhur në vendin e duhur dhe Daja po i merr më të mirën lojtarëve në fushë.

Tirana ka ndërruar tre trajnerë. Nuk ka luajtur asnjëherë me formacion stabël. Asnjë lojtar i ardhur nnuk është në nivelin e duhur. Çelhaka ende nuk është në formën e duhur dhe Kale gjithashtu dhe aktivizohen menjëherë në formacion.

Të gjithë këta duan kohën e tyre dhe kjo ka bërë që Tirana të mos funksionojë. I vetmi lojtar që i ka dhënë bukuri Tiranës ishte Muçi. Tirana nuk e kap dot Europën. Laçi, Partizani e Teuta nuk gabojnë, të mundin”, tha ndër të tjera Tahiri. /abcnews.al