Nazarko zbulon “hilen” e kryeministrit: Basha ka detyrë të vështirë, po joshet nga Rama

schedule21:41 - 22 Shkurt, 2021

schedule 21:41 - 22 Shkurt, 2021

Vonesa e Lulzim Bashës për të dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën e koalicionit opozitar dhe emrin me të cilën koalicioni do të përfaqësohet, sipas analistit Mentor Nazarko ka një arsye.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Nazarko shprehet se Basha është joshur nga Edi Rama për të dalë i vetëm në zgjedhje, duke e cilësuar këtë edhe si “hile” të kryeministrit, i cili ka deklaruar se do PS do të garojë e vetme në 25 prill.

“Rama është duke joshur edhe Bashën që të dalë i vetëm. Këtu shkojmë te një problem. Pse Basha është me vonesë? Dy ditë para depozitimit të koalicionit të marrëveshjes, të vendit që ka secila parti në listë, mos të kesh ende këtë do të thotë të mos jesh i përgatitur. Është vështirësia dhe joshja që ka bash që të lëvizje me 2017 apo të një koalicioni që ka një emër të mëvetshëm.

Basha ende nuk ka zgjidhur këtë dilemë thelbësore. Është hile e Ramës. Ai u përpoq ta maksimizojë sherrin brenda së djathtës. Jo çdo përpjekje anti-demokratike nuk është modernizuese. Fakti që do të zvogëlosh numrin e partive nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe. Asnjëherë një shkak apo jo nuk sjell një pasojë.

E djathta nuk ka zgjidhur këtë dilemë. Momenti i dytë. Zotërinjtë i referohen 2009-2013. Për shkak të një mijë  arsyejeve ndryshimit të kontekstit, këto parti e kanë humbur peshën elektorale në terren. Basha ka një detyrë të vështirë që duhet ta kishte zgjidhur më herët. PD nuk del asnjëherë e para, ka edhe shqetësimin e tretjes së logos së tij”, tha Nazarko.

Lexo edhe: Do të kandidojë në Korçë apo Vlorë? Si përgjigjet Dule

Të mërkurën e 24 shkurtit, Lulzim Basha do të duhet të dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën e koalicionit opozitar dhe emrin me të cilën koalicioni do të përfaqësohet. Të gjithë partitë që do të jenë në koalicion me PD janë regjistruar tashmë në KQZ, por emrat e kandidatëve të tyre do të jenë të përfshirë në listën e Partisë Demokratike dhe do të bëhen publike në 5 mars. g.v/abcnews.al

Ndiqeni live!