Ironizon Rama: Vaksinat lufta ime, ajo me shpata për ata që kanë shkëputje të lidhjes me mburojën e trurit

schedule19:46 - 22 Shkurt, 2021

schedule 19:46 - 22 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama ndërsa është pyetur lidhur me deklaratat e presidentit Ilir Meta i cili nga  Vlora tha se referendumin se ndaj asnjë marifet me kartat, ka dashur ta injorojë si përgjigje duke thënë se do të fokusohet te vaksina.

Shefi i qeverisë është shprehur se në këtë situatë beteja dhe lufta e vetme me të është sigurimi i vaksinave, ndërsa ka ironizuar se luftat me shpata janë për  fëmijë dhe ato që kanë shkëputje të lidhjes me mburojën e trurit.

Me lejën tuaj do të doja që të fokusohesha te arsyeja që jemi këtu te lufta për të siguruar vaksina për shqiptarët, është një luftë jo me shpata që është për fëmijet e kopshtit ose për ata që kanë shkëputje të trupit me mburojën e trurit. Kjo është një luftë e madhe tregtare dhe politike, është një luftë e madhe komunikimi dhe unë dua që çdo natë kur kam mendimin e fundit, ai të jetë se bëmë dhe bëra gjithçka dhe për sot që të mos ngelemi pas. Të tjerat për mua janë ngjarje rrethanore me personazhe të tillë që nuk e meritojnë vëmendjen nga kjo luftë kryesore.

LEXO EDHE: Rama: Drejt finalizimit të marrëveshjes me një shtet mik për 360 mijë doza të AstraZeneca

Sa i përket fashave targeti i parë që siç e ka shpjeguar ministrja dhe siç ndodh në vendet e tjera është që bluzat e bardha dhe më të moshuarit mbi 65 vjeç dhe sigurisht nëse flasim për këtë ne fillojmë nga moshat më e vjetër për tek 65 vjeçaret, pasi sa më e madhe mosha aq më të rrezikuar janë nëse ke dozat për të gjithë ato që janë mbi 65 vjeç shtrihesh te të gjithë fashat por nese ke pak doza dhe të kufizuara do të nisësh nga lart.

Vaksinimi që i është bërë personave publik nuk ka përfshirë asnjë nga ato figura poshtë 80 vjeç si një mënyrë për të ruajtur barazinë, dhe e vetmja gjë është se pse u fillua nga Alfred Moisiu por nga një i panjohur por këtu nuk kemi të bëjme me mijëra personave por ato janë vetëm qindra. Dhe dje kishte edhe persona të njohur dhe të panjohur që u morën nga mjekët e familjes dhe u vaksinuan.

Shumë shpejt ne do të jemi në gjendje që të japim lajmin për sigurimin e një sasie të madhe vaksinash, me nje shtet mik ne jemi shumë afër arritjes së marrëveshjes dhe pas 10 ose 15 ditësh unë do të bëj një vizitë atje dhe do të marrim dhe vendimin për sasinë prej 350 mijë dozash nga AstraZeneca dhe me një shtet tjetër sërish jemi në bisedime dhe është shumë afër marrëveshja, por çfarë sjell minuti në këtë situatë nuk sjell ora”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!