Dy persona kanë plagosur me sende të forta një 30 vjeçar me iniciale J.B. në Deshat të Dibrës. Policia njofton se i riu është dërguar me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar. Janë identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes për të cilët po punohet për kapjen e tyre.
Polica ka shoqëruar disa persona që mund kenë dijeni për ngjarjen.
Informacioni i Policisë
Rreth orës 11.40, jemi njoftuar se shtetasi J.B, rreth 30 vjeç, nga fshati Deshat dyshohet se është plagosur me sende të forta në pjesën e barkut .
Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake dyshohet se dy shtetas për motive ende të pa qarta kanë plagosur shtetasin J.B, i cili u transportua me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar.
Janë shoqëruar në ambjentet e policisë disa persona që mund kenë dijeni për ngjarjen.
Nga ana e Policisë janë identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes për të cilët po punohet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes. /abcnews.al



