Courtois në super formë, “gardiani” i Realit barazon rekordin e Oblak

schedule14:28 - 22 Shkurt, 2021

schedule 14:28 - 22 Shkurt, 2021

Real Madrid arriti një fitore shumë të rëndësishme këtë javë në kampionat, ku triumfuan me rezultatin e ngushtë 0-1 në transfertën e vështirë të Real Valladolid. Tashmë të besuarit e Zinedine Zidane e kanë ngushtuar diferencën me kryesuesit e Atletico Madrid në vetëm tre pikë, edhe pse këta të fundit kanë dhe një ndeshje të prapambetur për të luajtur.

Edhe në duelin kundër Valladolid një nga më të mirët në fushë për madrilenët ishte Thibaut Courtois. Portieri belg ka rifituar besimin dhe po kthehet në një nga pikat më të forta të spanjollëve. Gardiani mbylli një tjetër ndeshje pa pësuar gol, duke barazuar Jan Oblak të Atletico Madrid për sa i përket ndeshjeve pa pësuar gol në kampionat.

Kjo ishte ndeshja e 11-të për Courtois, po aq sa ka dhe portieri slloven dhe tashmë që të dy udhëheqin listën e portierëve që kanë më shumë ndeshje pa pësuar gol. Vendi i dytë ndahet nga Alex Remiro i Real Sociedad dhe Bono i Sevillas, të cilët numërojnë 9 ndeshje pa pësuar. Dhe në vendin e tretë do të gjejmë sërish dy portierë, të cilët kanë 7 pa e nxjerrë topin nga rrjeta dhe bëhet fjalë për Marko Dimitroci i Eibarit e Rui Silva i Granadës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!