Roma ngec me Beneventon në Itali, kurse PSG e pëson keq nga Monaco në shtëpi. Kampionët e Francës u mposhtën 0-2 dhe tashmë ekipi nga Principata, i pozicionuar në vendin e katërt, numëron dy pikë më pak se skuadra kryeqytetase.
Mbrojtja e PSG la për të dëshiruar dhe u zu keq që në minutën e gjashtë, kur Sofiane Diop ia doli të shënonte dhe t’i jepte Monacos epërsinë. 0-1, mjaftueshëm për fraksionin e parë të lojës.
https://streamable.com/fit9wb
Edhe e dyta nisi me gol, po në minutën e gjashtë. Gabim në mbrojtje te kampionët dhe Guillermo Maripan i dha goditjen fatale PSG-së, që tani ka katër pikë më pak se Lille i vendit të parë.
SERIE A – Roma nuk ia ka dalë të triumfojë kundër Benevento në transfertë, edhe pse skuadra e Pippo Inzaghi luajti për më shumë se 30 minutë me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Glik.
Në fund edhe trajneri i Benevento u ndëshkua, ndërkohë që VAR i hoqi një penallti Romës në minutat shtesë. Gjithçka u mbyll 0-0 dhe Roma nuk përfitoi për t’iu afruar Milanit të vendit të dytë, që u mposht në derbi. /abcnews.al



