Përfundon në barazim 1-1 ndeshja Skënderbeu-Vllaznia. Rezultat aspak pozitiv për ekipin e Thomas Brdaric, që tani kryeson me vetëm 5 pikë më shumë se Teuta dhe Laçi.
Pikë pozitive për korçarët, të cilët po luftojnë për objektivin mbijetesë. Djemtë e Memellit e nisën mirë ndeshjen dhe gjetën golin në minutën e tetë.
Goditje e bukur e Dennis Dowouna dhe topi në rrjetë. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Skënderbeut, që kishte disa shanse të tjera për gol, teksa pushimi i bëri mirë skuadrës mike.
Braziliani Da Silva fitoi një penallti në minutën e 58-të dhe ekzekutimin e mori përsipër Haris Dilaver. Boshnjaku nuk gaboi përballë Dajsinanit dhe barazim 1-1. Rikthim te goli pas një kohe të gjatë për sulmuesin e Vllaznisë.
https://streamable.com/fbdysu
Sfida nuk dhuroi më gola dhe u mbyll pa fitues. Rezultat që gëzon më shumë ndjekësit e ekipit shkodran, teksa gara për titullin kampion është më e hapur dhe më e bukur se kurrë. /abcnews.al
Kategoria Superiore, java e 20-të
Skënderbeu-Vllaznia 1-1
(Dowouna 8 / Dilaver (pen) 58′)