Ramazan Ndreu u rikthye në Laç si kundërshtar. Trajneri i Kastriotin, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, analizoi atë që skuadra krutane shfaqi në fushën e blertë. Ai kishte kritika për lojtarët e tij, sidomos për atë që shfaqi në 45 minutat e para të ndeshjes.
“Lojtarët nuk e menduan se kanë përpara një skuadër të fortë, që do të dalë kampion dhe kërkon në çdo sekondë. E nisëm keq, pjesa e parë ishte e dobët dhe mund të na shënonin edhe 2-3 gola. Ishim të fjetur pjesën e parë. Ndryshuam diçka në pjesën e dytë dhe u balancuam. Me pak kujdes mund të merrnim diçka më shumë. Gjithsesi Laçi ekërkoi më shumë dhe e meritoi fitoren”.
“Që të kërkosh kupat e Europës duhet të kesh lojtarë që e kuptojnë se çdo ndeshje është finale. Nuk e kuptojmë se kemi përpara skuadra të thjeshta. Duhet të jemi të thjeshtë, ndryshe dështojmë. Objektivi ynë dihet. Të jemi realistë, ne nuk meritojmë më shumë se këtu ku jemi”.
“Po ta shohim me kujdes ndeshjen, kemi pjesë të ndryshme. Me Partizanin ishim dobët pjesën e dytë, me Laçin të parën. Ndoshta mendojnë se i kemi pikët, pot harrojnë se futbolli është i brishtë dhe rivalët afrohen. Kështu që do mundohemi që në javët në vijim të jemi shumë të kujdesshëm. Do i ul në stol 3-4 lojtarë. Do luajnë ata që japin maksimumin. Do bëj ndryshime që javën e ardhshme”.
“Hyjmë në çdo ndeshje të marrim pikë. Duhet bërë lojë dhe të mbahet ritmi. Nëse e kemi ritmin, atëherë jemi ‘ok’ më ndeshjet e tjera. Në pjesën e parë 4-5 lojtarë dukej se nuk ishin ën fushë. Prisnim gol nga çdo moment. Ishin jashtë pozicioni, jo agresivë. Mendojnë se kemi marrë pikët, por unë them jo. Duhet të vazhdojmë të punojmë”. /abcnews.al