VIDEO/ Teuta fundos edhe më keq Tiranën, Laçi e Bylisi ia dalin në derbi

schedule14:56 - 20 Shkurt, 2021

schedule 14:56 - 20 Shkurt, 2021

Teuta dhe Laçi i çojnë mesazh Vllaznisë kryesuese, pasi kanë marrë pikët e plota në përballjet e tyre ditën e sotme. Kurbinasit ia dolën me sukses në shtëpi kundër Kastriotit dhe mjaftoi një gol i mesfushorit Regi Lushkja për t’u dhënë bardhezinjve fitoren e pestë radhazi, këtë herëme rezultatin 1-0.

Ecuri pozitive edhe e Teutës, që ndeshej me Tiranën në “Selman Stërmasi”. Sërish vendimtar Lorenco Vila, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Durrsakët morën pikët e plota dhe së bashku me Laçin numërojnë katër pikë më pak se Vllaznia kryesuese, që nesër luan në transfertë kundër Skënderbeut.

Tirana është në pikiatë, duke u shkëputur me 8 pikë me zonën që të çon në Europë. Finalja tjetër u luajt në Fier, aty ku Bylisi mposhti me rezultatin 0-1 Apoloninë dhe ka lënë vendin e fundit për momentin. Anthony Beji realizoi golin që u dha tre pikët ballshiotëve. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20
E shtunë, më 20 shkurt, ora 13:00
Tirana-Teuta 0-1

Shënues: Vila 21′
Laçi-Kastrioti 1-0
Shënues: Lushkja 32′
Apolonia-Bylisi 0-1
Shënues: Anthony 80′

 

Klasifikimi i Superiores

80′ Anthony, nigeriani i Bylisit, ka ndëshkuar skuadrën vendase të Apolonisë, me një gol të bukur

32′ Regi Lushkja ka befasuar portierin Isli Hidi, me një goditje nga jashtë zone. Mesfushori realizoi një gol mjaft të bukur.

20′ Lorenco Vila ka ndëshkuar sërish Tiranën, sikurse në duelin e fazës së parë. Dejvi Bregu asistoi për sulmuesin anësor, i cili nuk fali.

https://streamable.com/2aej2b

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!