Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, është i bindur se do të jenë ata fituesit në derbin e së dielës. Në një intervistë për “La Gazzetaa dello Sport”, ai flet për transferimin e tij tek kuqezinjtë si dhe tek forca e grupit. Në fund ai pyetet edhe kush do ta godasë penalltinë nëse do të fitojnë kundër Interit dhe padyshim që ai do t’ia lërë Ibrës.
“Nuk është e lehtë të luash për Milanin, por ata më nënshkruan dhe kjo do të thotë se panë diçka tek unë. Një trajner i ri mbërriti këtu dhe iu desh kohë për të kuptuar atë që ai dëshironte. Kur trajnerët ndërrohen do të thotë se gjërat nuk po shkojnë siç duhen dhe ne duhet të jemi më të përqendruar”, deklaron lojtari nga Bregu i Fildishtë.
“Interi në krye të renditjes? Nuk shqetësohem aspak sepse kanë janë edhe shumë ndeshje në lojë. Edhe nëse do të jetë e vështirë ne do ta fitojmë derbin dhe do të kthehemi në vendin e parë. Jemi duke punuar dhe besojmë se mund ta fitojmë Serie A. Nëse ne fitojmë një penallti në derbi do të jetë Ibra ai që do ta godasë dhe do të jetë i lumtur për rezultatin”, përfundon Kessie. /abcnews.al