Corentin Tolisso pësoi një dëmtim të rëndë gjatë seancës së sotme stërvitore. Mesfushori francez dëmtoi tendinën kur po godiste topin dhe ulërimat janë dëgjuar deri jashtë.
Bild raporton se kampioni i botës do të qëndrojë gjashtë muaj jashtë, teksa ka në lidhje me këtë temë ka folur Hansi Flick, trajneri i Bayern Munchen.
“Jerome Boateng është gati për ndeshjen e nesërme, njësoj si Goretzka dhe Javi Martinez. Tolisso? Fola me të sot paradite, lajmi i dëmtimit të tij na trishtoi të gjithëve. Më vjen shumë keq për këtë që ndodhi.
Cilësitë e Corentin nuk vihen në dyshim, ai kishte nevojë vetëm për të kapur ritmin e duhur. Uroj që të kthehet sa më shpejt në dispozicionin tonë“, deklaroi trajneri i kampionëve të botës. /abcnews.al