Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rruga e vetme që lidh Beratin me Skraparin burim aksidentesh

schedule13:52 - 30 Gusht, 2018

schedule 13:52 - 30 Gusht, 2018

Një rrugë e cila është e vetmja që lidh Beratin me Skraparin dhe gjithë zonën e fshatrave ka pësuar dëmtime të mëdha. Drejtuesit thonë se lëvizja bëhet e vështirë dhe mjetet u janë prishur.

Rruga e vetme që lidh Beratin me Poliçanin, Skraparin dhe gjithë zonën ka këto pamje. Ajo është dëmtuar rëndë.

“Rruga është e keqe sa do prishen makinat, pale fshtarat, atje ku jemi ne thyhen kokat”.

Nga Berati deri në fshatin Vërtop rruga është prishur plotësisht. Asfalti është hequr nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës dhe është hedhur në anë të saj.

Pamjet tregojnë se shumë pjesë të kësaj rruge janë çarë dhe janë kthyer në burim aksidentesh. Janë me qindra mjete që qarkullojnë çdo ditë  dhe drejtuesit ankohen.

“Me të keq ca të bëjmë, copë copë, as rrugë asgjë”.

Një muaj më parë pikërisht këtu një turist u aksidentua, ndërsa udhëtonte me motor dhe shkak i aksidentit rezultoi gjendja e rrugës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!