Dhjetëra anëtarë të familjeve të viktimave të shpërthimit të ndodhur në Portin e Beirutit 4 gushtin e kaluar, kanë protestuar ditën e sotme.
Protesta u zhvillua për shkak të ndalimit të hetimeve për më shumë se një muaj nga Gjykata libaneze. Hetimet janë pezulluar që prej dhjetorit dhe pritet një gjyqtar i ri, shkruajnë mediat e huaja.
Shpërthimi i 4 gushtit një nga shpërthimet shumë të fuqishme dëmtoi thuajse një të tretën e qyteti duke detyruar 300,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Familjarët e viktimave kërkojnë të vendosen para drejtësisë përgjegjësit e katastrofës së shkaktuar nga ky shpërthim ku humbën jetën mbi 200 njerëz dhe 6 mijë të tjerë u plagosën.
/abcnews.al/