Serbia ka kërkuar hapur përkufizim me shqiptarët që një pjesë e quajnë shkëmbim territoresh apo ndarje. Kosova ka kërkuar Luginën e Preshevës. Presidenti serb do ta vizitoj Kosovën me 9 Shtator për të komunikuar me serbët gjatë dy ditëve qëndrim. Ndarja edhe mes serbëve ka shkaktuar kundërshti dhe reagime. Analistët në Beograd thonë se pyetja është se si do të paraqitet plani konkret.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në fillim të Shtatorit do të vizitojë serbët e Kosovës për të biseduar për zgjidhjen. Tani do të vijë me idenë e tij për ndarjen. Në mesin e serbëve ka patur shumë kundërshtarë të kësaj ideje. Por, duket se fuqishëm kreu serb shkon drejt saj.
Maja Bjellosh, analiste për Kosovën, thotë se kjo nuk është ide e re. Shumica e serbëve mendojnë se kjo është zgjidhja më e mirë. Politika nuk fliste hapur për të.
Maja Bjellosh, analiste për Kosovën: “Serbia do ta njohë Kosovën edhe nëse nuk do të vijë deri tek ndarja. Ekziston mesazhi nga bashkësia ndërkombëtare për njohjen e realitetit. Që nga viti 1999 ekziston ideja për njohjen e Kosovës në kufijtë ekzistues. Nga marrëveshja e Kumanovës, tërheqjen e forcave, pajtimin për punën e EULEX-it dhe marrëveshja e Brukselit kanë qenë njohje indirekte. Nuk duhet pritur një njoftim për shtyp për këtë”.
Bjellosh thotë se plani megjithatë nuk është konkret pasi duhet të jetë më i saktë. Një nga pyetjet që shtrohen është ndikimi i një vendimi të tillë.
Maja Bjellosh, analiste për Kosovën: “Kjo sigurisht që do t’i lëverdiste presidentit të serbëve të Bosnjes, Millorad Dodik, pasi do të hapte mundësine e bashkimit të serbëve me Serbinë. Por, ekziston një porosi nga bashkësia ndërkombëtare për respektimin e integritetit territorial të vendeve të Ballkanit”.
Ideja e ndarjes pati kundërshtime ndërkombëtare fillimisht. Por, edhe progres si e tillë pas takimeve të para. Gjithsesi, enigmë ende është se si do të dukej ajo./abcnews.al