Goditen disa grupe trafiku kanabisi dhe vjedhjeje makinash, 9 të arrestuar

schedule12:41 - 1 Nëntor, 2017

schedule 12:41 - 1 Nëntor, 2017

Strukturat  e Policisë së Shtetit kanë kryer në 12 orët e fundit 4 operacione në Tiranë, Përmet e Dibër për goditjen e trafikut të narkotikëve si dhe një grupi me aktivitet të fortë kriminal në fushën e vjedhjes së automjeteve.

Josif Shtëmbari, drejtor për krimet në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit beri te ditur se ne Tapize te Tiranes eshte arrestuar 19 vjecari nga Kosova Astrit Voca dhe dy shtetas të tjerë nga Kosova qe bashkëpunonin me të në trafikun e drogës.

“Këta dy shtetas kishin marrë me qera një automjet të markës Volksëagen, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin shtetasin Astrit Voca, për t’i krijuar siguri gjatë kohës që do udhëtonte me autobus për në Kosovë”.

Gjithashtu policia e Tiranës arrestoi në flagrancë 30 vjeçarin Erald Beta te ciliu iu gjet 2.8 gramë lëndë e dyshuar Kokainë si dhe nje pistoletë, Zaztava. Ndersa ne Permet uniformat blu arrestuan 33 vjecarin Veis Pepa nga fshati Panarit, te cilit iu gjeten afer baneses 30 kg kanabis

Po ashtu Në Tiranë dhe në Dibër, gjatë operacionit të koduar “Kamionçina”, policia goditi një grup qe vidhte automjete, duke arrestuar 4 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si rezultat i një pune policore disa mujore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore veprimtarinë e grupit kriminal që vidhnin automjete dhe më pas i çmontonin për pjesë këmbimi.

Mjetet vidheshin në Tiranë dhe më pas dërgonin në një servis në fshatin Blliçe Peshkopi. Në bashkëpunim me Policinë e Dibrës u arrestuan 4 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër”.

Sipas policisë, në servisin e shtetasit Ferit Dauti, në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera. Policia ka dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas janë autore të vjedhjes se 5 makinave tip benc ne kryeqytet gjate ketij viti

https://youtu.be/RNXIPpdLx3k

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!