Fluks në portin e Durrësit, irritohen udhëtarët

schedule11:08 - 30 Gusht, 2018

schedule 11:08 - 30 Gusht, 2018

Fluksi në rritje i shtetasve shqiptare, por edhe të huaj që largohen nga vendi ynë vijon të shkaktojë anomali. Tragetet nga porti i Durrësit nisen me 3 deri në 4 orë vonesë, duke shkaktuar pritje të gjata dhe irritim tek udhëtarët.

Shkak për këtë situatë sipas kompanive të udhëtimit është bërë lundrimi i dyfishtë i trageteve pasi prenotimet janë të shumta. Që do të thotë se tragetet bëjnë dy udhëtime brenda ditës, jo si më parë, një lundrim në 24 orë.

Nga porti i Durrësit në 24 orët e fundit janë larguar 21 mijë shtetas si dhe 9700 automjete me 10 tragete. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!