Hajdutët i bënë gjëmën në shtëpi, Manaj: Kasaforta, jo lumturia ime

schedule08:09 - 19 Shkurt, 2021

schedule 08:09 - 19 Shkurt, 2021

Rey Manaj ka përjetuar një moment jo të mirë dy ditë më parë, pasi në shtëpinë e tij kanë hyrë hajdute që i kanë shkaktuar dëme materiale.

Tre ora të shtrenjta të sulmuesit janë marrë nga keqbërësit, sikurse edhe 70 mijë euro cash. Gjithsesi Manaj i gëzohet faktit që familja e tij është mirë.

“Lumturia nuk ndodhet brenda një kasaforte, por kur mbyllet dera e shtëpisë dhe çdo gjë që të mbush zemrën ndodhet aty: familja ime!

Ajo është pasuria më e madhe për mua, sepse sendet më të rëndësishme në jetë nuk janë sende”, shkruan Rey Manaj në rrjetet sociale. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!