VIDEO/ Dy “krisma” për tre minuta, Granada shokon Napolin e Rrahmanit

schedule21:26 - 18 Shkurt, 2021

schedule 21:26 - 18 Shkurt, 2021

Dy gola të pësuar brenda tre minutave. Napoli e ka nisur shumë keq sfidën e parë të raundit të 1/16 të Europa League jashtë fushe me Granadën.

Skuadra spanjolle zhbllokoi takimin në minutën e 19-të. Kros i Kenedy, Di Lorenzo harron të markojë kundërshtarin dhe realizim me kokë i venezuelianit Yangel Herrera.

 

Vendasit nuk u ndalën dhe shënuan një tjetër gol pak çaste më vonë. Këtë radhë pati festë personale për brazilianin Kenedy, i cili finalizoi një kundërsulm të shpejte me një diagonale të bukur.

 

Avantazh i dyfishtë dhe shumë i rëndësishëm për Granadën, ndërsa Amir Rrahmani (e ka nisur si titullar) me shokë duhet të gjejnë rrugën e rrjetës në minutat e mbetura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!