Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Torrense, një “mrekulli” futbolli/ Skuadra e divizionit të dytë portugez do luajë në Europa League

schedule13:01 - 25 Maj, 2026

schedule 13:01 - 25 Maj, 2026

Mrekullitë ndodhin dhe ëndrrat bëhen realitet. Në futboll patjetër që po. E fundit mban emrin e Torrense dhe vjen nga Portugalia. Skuadra e divizionit të dytë mundi 2-1 gjigandët e Sporting Lisbon në finalen e Kupës, duke fituar trofeun e parë historik.

Për ekipin nga Torres Vedras, një qytet me 72,000 banorë rreth pesëdhjetë kilometra larg Lisbonës, ky është trofeu më i rëndësishëm në historinë e tyre. Deri pasditen e së dielës, ata kishin vetëm një titull të divizionit të dytë dhe një të divizionit të tretë.

Po ashtu, Torrense behet skuadra e parë e divizionit të dytë që fiton “Taça de Portugal”. Mrekullia e “Hirushes” së re të futbollit kalon kufijtë e Portugalisë, pasi në edicionin e ardhshëm ajo do të garojë në Europa League.



Festa ishte madhështore, por për Torrense sezoni mund të rezervojë të tjera triumfe. Kjo skuadër do të luajë më 28 maj ndeshjen e play off kundër Casa Pia dhe nëse fiton do të ngjitej në Ligën e Parë të futbollit portugez ku në gati 1 shekull histori ka luajtur vetëm për gjashtë sezone.

I fundit ka qenë në edicionin 1991/1992. Që atëherë ka luajtur vetëm në kategoritë inferiore, ndërsa tani për suprizë të të gjithëve dhe për mrekullinë  e saj e sheh veten në elitën e futbollit europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!