Emocionet e Champions League u rikthyen këtë javë dhe golat sigurisht që nuk munguan. Ata që ranë më shumë në sy ishin Kylian Mbappe e Erling Haaland me paraqitjet e shkëlqyera, duke hapur një rivalitet mes tyre në distancë.
Më poshtë do të gjeni një renditje të lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola në Champions deri në moshën 21-vjeç, ku nuk kanë si të mungojnë as yjet që përmendëm.
5 – Në këtë pozicion janë plot katër lojtarë, të cilët kanë shënuar të njëjtën sasi golash deri në moshën 21 vjeç. Bëhet fjalë për Javier Saviolën, i cili luante me Barcelonën, Raul me Real Madrid, Leo Messin me katalanasit si dhe Obafemi Martins me Interin.
4 – Në vendin e katërt do të gjejmë ish-sulmuesin e Milanit dhe Barcelonës, Patrick Kluivert. Ai ka arritur të shënojë nëntë gola me fanellën e holandezëve të Ajax.
3 – Renditja vijon me bomberin e Real Madrid, Karim Benzema. Francezi në atë kohë ka luajtur për Lyon dhe shënoi plot 12 gola.
2 – Në vendin e dytë pozicionet sulmuesi i Erling Braut Haaland. Norvegjezi e ka dërguar topin në rrjetë 18 herë me fanellën e RB Salzburg dhe me verdhezinjtë.
1- Renditja kryesohet nga ylli i PSG-së, Kylian Mbappe. Kampioni i Botës me Francën ka shënuar më shumë se kushdo tjetër, plot 19 gola deri më tani. /abcnews.al