Trump kërkon ndihmën e kishës për zgjedhjet: Dhunë nëse fitojnë demokratët

schedule14:27 - 29 Gusht, 2018

schedule 14:27 - 29 Gusht, 2018

Presidenti amerikan ka paralajmëruar se politikat e tij mund të rrëzohen me dhunë nëse demokratët fitojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit. Për këtë Trump u ka bërë thirrje udhëheqësve ungjillor që të ndikojnë tek vota e amerikanëve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se politikat e tij do të “përmbysen” me dhunë nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e mesit të mandatit të Nëntorit. Ai u tha krerëve ungjillorë se votimi ishte një “referendum” mbi lirinë e fjalës dhe fesë dhe se këto ishin të kërcënuara nga “njerëz të dhunshëm”.

Ai u bëri thirrje grupeve të krishtera konservatore për ndihmë, duke thënë se ata ishin një votë larg nga “humbja e gjithçkaje”. Zgjedhjet e mesit të mandatit janë parë gjerësisht si një provë e popullaritetit të presidentit. Trump ka luftuar me publicitetin negativ pasi ish-avokati i tij dhe ish shefi i fushatës janë dënuar më parë këtë muaj.

Një regjistrim audio i takimit me dyer të mbyllura të Trump me udhëheqësit ungjillorë në Shtëpinë e Bardhë u zbulua në mediat amerikane. Gjatë takimit, Trump tha se zgjedhjet  mesit të mandatit nuk ishin vetëm një referendum mbi të, por edhe “mbi fenë tuaj, është një referendum mbi fjalën e lirë dhe Amendamentin e Parë që garanton liritë themelore”.

“Nuk është çështje e pëlqimit ose e mospëlqimit, është një pyetje që ata do të përmbysin gjithçka që kemi bërë dhe ata do ta bëjnë atë me shpejtësi dhe me dhunë. Shikoni grupimin Antifa – këto janë njerëz të dhunshëm”, tha ai.

Antifa, një shkurtim i grupimit Anti-fashist, është një grup i protestuesve të së majtës ekstreme që lufton ideologjinë e së djathtës ekstreme dhe rregullisht përleshet me demonstruesit të së djathtës ekstreme. Edhe më përpara, Trump ka kritikuar grupet e së majtës.

Duke iu bërë thirrje liderëve Ungjillorë për të përdorur ndikimin e tyre për të bindur votuesit, Trump u tha se kanë fuqi shumë të madhe tek popullata. Presidenti amerikan nuk do të kërkojë rizgjedhjen, por kërkon që të ketë aftësi për qeverisje në 2 vitet e mbetura të mandatit, pasi udhëheqja e tij do të ndikohet shumë nga rezultati i votimit me 6 nëntor.

Në këtë datë do të votohet për të gjithë 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, 35 vende nga 100 në Senat dhe 36 nga 50 guvernatorët shtetëror. Aktualisht Republikanët zotërojnë shumicën në të dy dhomat në Kongres dhe drejtimin në Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!