Botërori i futbollit 2026, Infantino takon Trump

schedule13:23 - 29 Gusht, 2018

schedule 13:23 - 29 Gusht, 2018

Presidenti i FIFA-s ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e Bardhë ku u takua me presidentin Donald Trump. Ai i dhuroi atij dy fanella dhe një karton të verdhë dhe të kuq, si dhe i mësoi përdorimin e tyre. Menjëherë Trump me shkak përdori të kuqin, duke ia drejtuar gazetarëve.

Gianni Infantino ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Drejtuesi i FIFA-s ka biseduar me presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump lidhur me Botërorin e futbollit 2026, i cili do të zhvillohet në 3 vende: Meksikë, Kanada dhe Amerikë.

Pas shkëmbimit të dhuratave, ku Trump mori një fanellë me numrin 26 me mbiemrin e tij, Infantino i tregoi presidentit amerikan se si mund të përdorte kartonin e verdhë dhe të kuq gjatë konferencave të shtypit. Dhe pa humbur kohë kreu i Shtëpisë së Bardhë e vuri në veprim: “Karton të kuq për të gjithë gazetarët e pranishëm!”, tha ai.

“E vlerësoj shumë faktin që ne kemi fituar një event shumë të rëndësishëm, organizimin e Kupës së Botës 2026”, u shpreh presidenti amerikan i cili mbështeti ofertën e përbashkët SHBA-Meksikë-Kanada, që triumfoi ndaj asaj të Marokut në një votim në Moskë në Qershor. Trump zbuloi se djali i tij 12-vjeçar Barron është fans futbolli ndërsa e përshkroi Kupën e Botës si “eventin sportiv më të madh në botë”.

Ndërkohë, Trump vuri në dukje se ai nuk do të jetë në detyrë kur të zhvillohet kampionati i 48 në Amerikën Veriore.

“Unë nuk do të jem në detyrë. Por ndoshta ata do ta zgjasin mandatin”, tha ai ndërsa po qeshte.

“E them këtë pasi ata do të donin që kjo të ndodhte. Nëse nuk e zgjasin mandatin, media do të jetë shumë e mërzitshme”, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!