Autoritetet italiane dëbojnë imamin kosovar: Ishte rrezik për sigurinë

schedule10:05 - 1 Nëntor, 2017

schedule 10:05 - 1 Nëntor, 2017

Është dëbuar nga Italia për tu rikthyer sërish në Kosovë imami Idriz Idrizovic, 39 vjecari nga Kosova i cili ndodhej në Itali që nga viti 2007. Ai konsiderohet si një subjekt i rrezikshëm për sigurinë kombëtare italiane si dhe ekstremist në predikimet e tij. Autoritetet italiane e morën nga banesa e tij ku jetonte me bashkëshorten dhe pesë vajzat të moshave nga 4 deri në 15 vjec për ta larguar nga vendi. Imami kosovar Idriz Idrizovic punonte në një kooperativë milaneze ndërsa ishte në listë pritjeje për të përfituar një banesë sociale. Autoritetet italiane kishin kohë që monitoronin veprimet e shtetasit kosovar pasi kishte lidhje me predikues ultraradikalë.