Korça e paralizuar nga ngricat, problem mbetet situata në zonat malore

schedule11:18 - 17 Shkurt, 2021

schedule 11:18 - 17 Shkurt, 2021

Temperatuat e ulëta në  -12 gradë gjatë natës kanë paralizuar qytetin e Korçës. Ngricat janë prezente në të gjithë rrugët e qytetit.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për ABC se për shkak të pranisë së ngricave në rrugë nuk kanë munguar edhe qytetarët të cilët kanë pësuar fraktura nga rrëzimi në akull.

Ndërkohë mësohet se akset nacionale kryesore janë të gjitha të kalueshme, po ashtu dhe rrugët për në Dardhë dhe Voskopojë janë të lëvizshme pa problem.

Ndërsa zonat malore janë  ato që vijojnë të kenë më shumë probleme për shkak të bllokimit të rrugëve nga bora dhe ngricat..e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!