Neymar nuk do të jetë sonte në ndeshjen që PSG do të luajë ndaj “dashurisë” së parë europiane të tij, Barcelonës (21:00). Braziliani pësoi një dëmtim në kofshë në ndeshjen ndaj Caen në Kupën e Francës dhe do i duhet rreth 1 muaj kohë për t’u rikuperuar.
Top 3 dos jogos que eu mais queria jogar ?
— Neymar Jr (@neymarjr) February 16, 2021
Ky dëmtim e ka lënduar shumë mendërisht brazilianin, i cili donte me gjithë qenien e tij të përballej edhe njëherë me Messin, me të cilin pushtoi botën në vitin 2015. Në një postim në Twitter Neymar tregon se kjo është një nga tre ndeshjet që do donte ta luante me patjetër.
“Një nga tre ndeshjet, që do doja ta luaja më së shumti”, shkruan Neymar duke e shoqëruar fjalinë e tij me emoji të qare. Kujtojmë se në vitin 2017 ai ishte vrasësi i PSG në atë fitore historike me shifrat 6-1, që përmbyste fitoren 4-0 të francezëve në ndeshjen e parë. /abcnews.al

