Nga 1 marsi në Gjermani do të nisë të aplikohet testi i shpejtë për të gjithë qytetarët. Lajmi u njoftua sot nga ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Ministri vuri në dukje se detajet e strategjisë kombëtare për luftimin e koronavirusit do të bëhen të ditura gjatë javëve në vijim.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, testet do të jenë në dispozicion në qendrat speciale të ekzaminimit, por edhe në klinikat private, klinikat dentare, laboratorët mikrobiologjikë dhe farmacitë. /abcnews.al