Thaçi: Pro bashkimit të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën

schedule14:35 - 28 Gusht, 2018

schedule 14:35 - 28 Gusht, 2018

Presidenti Hashim Thaçi edhe një herë ka konfirmuar se mbështet bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Por gjithashtu tregoi se është kundër ndarjes dhe shkëmbit të territoreve me Serbinë.

“Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë-Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij raportimet e tjera janë lajme false./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!